Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 13:50

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,40% në raport me vendimin e datës 27.7.2022.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 0,344 %, te nafta ka rritje për 1,336 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,95 % dhe te mazuti ka rritje për 1,137% .

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 nuk ndryshojnë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,50 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,503 den/kg dhe tani do të jetë 53,343 den/kg.

Nga data 2.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS 95 – 95,50 (denarë/litër) EUROSUPER BS 98 – 98,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) – 95,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 94,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 53,343 (denarë/kilogram)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit