Deputeti maqedonas, Apasiev: Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 12:21

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kryetar i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur mbështetje për serbet e Kosovës.

“Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”, (sic) ka shkruar Apasiev.

Ndryshe, apasiev në Maqedoni njihet si mbështetës i Rusisë dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nëse vjen në pushtet, do të angazhohet për shfuqizimin e njohjes së Kosovës nga Maqedonia e Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit