Policia e Tetovës konfiskon tri vetura për pjesëmarrje në gara joligjore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.08.2022, 10:51

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë – Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion Tetovë ka zbuluar dhe konfiskuar përkohësisht tri vetura të udhëtarëve, për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në të ashtuquajturat gara “të egra” në magjistralen Tetovë-Shkup.

“Njëkohësisht është konfiskuar: “BMW” me targa regjistrimi të huaja, e drejtuar nga personi me iniciale B.M.(27) nga Gostivari, “Seat Ibiza”, me targa tetovare, i drejtuar nga 28-vjeçari A.Sh. nga Shkupi dhe “Volkswagen Golf”, me targa Shkupi, i drejtuar nga U.S.(21) nga Tetova”.

“I është konfiskuar edhe patentë shoferi L.A.(39) nga Zvicra, i cili drejtonte automjetin e pasagjerëve BMW. Pasi të jenë sqaruar plotësisht të gjitha detajet rreth rastit, do të përgatiten parashtresat e duhura për të përfshirët”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit