Tifozët e presin me brohëritje, Ronaldo zhgënjen tifozët e United

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 01.08.2022, 10:25

Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur në Manchester dhe do të largohet. Ai është bashkuar me ekipin, madje dje luajti edhe në miqësore, por sërish mendja e tij është larg United.

Portugezi u prit me shumë përzemërsi në stadiumin “Old Trafford”, ku tifozët i treguan se nuk i mbanin mëri për kërkesën e tij për t’u larguar nga “djajtë e kuq” gjatë verës.

Por situata ka qenë krejt ndryshe pas përfundimit të ndeshjes, kur u mësua se kur ishte larguar portugezi nga stadiumi.

Pas ndeshjes miqësore ndaj Rajo Vajekanos që u mbyll me shifrat 1-1, në rrjetet sociale ka shpërthyer protesta kundër tij, pasi u publikuan foto të lojtarit duke u larguar nga “Old Trafford”.

Një tifoz që i kishte postuar, pretendonte se fotot ishin bërë para përfundimit të ndeshjes, me portugezin që nuk kishte pritur të mësonte si do të përfundonte sfida.

Kundër tij u postuan shpejt qindra reagime të tifozëve që ishin zhgënjyer për këtë sjellje të lojtarit i cili luajti vetëm 45 minutat e para të ndeshjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit