E rrahën serbët në kufi, flet shqiptari: Kam kaluar shumë kohë të vështira, por kjo ishte e paparë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 23:01

Vehbi Beqiri është një prej qytetarëve që është sulmuar sonte derisa po udhëtonte për në Zveçan, atje ku tensionet janë rritur pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet për dokumentet serbe.

Beqiri në rtv dukagjini ka treguar se ishte në veturë me bashkëshorten dhe vajzën, kur u sulmuan nga pesë persona të maskuar. Ai ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se ka parë shumë civilë, por edhe policë me uniforma.

“Unë si ju isha shumë i shqetësuar meqenëse si dëshmitar i asaj pjese sot, bashkë me familjen isha në fshatin Koshtovë dhe fillova që të nisem për në Mitrovicë, diku rreth orës 18:00, por fatkeqësisht, edhe pse kam përjetuar shumë kohëra të vështira, në jetën time, kjo sot ishte diçka e paparë, meqenëse para se t’i afrohem fshatit Rudare, në hyrje të Zveçanit, isha bashkë me familje, aty ishte rruga e bllokuar, qëndronin shumë civilë por edhe me unforma, e kishin blloku rrugën dhe nuk lejuan veturën të kalojë”, ka thënë ai.

Tutje, Beqiri ka treguar se si ndodhi sulmi.

“E bëra një kthim duke e pa situatën, u ktheva nga fshati Rudare dhe tentova të hyjë në rrugën nga ana e Zveçanit, nga ana e djathtë. Në atë moment, persona me unfoirma, të armatosur, të maskuar, të 5 ishin të maskuar, isha bashkë me vajzën dhe bashkëshorten, unë tentova që të vazhdojë në atë rrugë, por ata e bllokuan dhe m’u desh që të kthehem dhe të vazhdoj, për në drejtim të komunës së Leposaviqit”, ka thënë ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit