Policia: Deri më tani, s’kemi informacione për të plagosur në veri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 20:55

Pak më parë në mediat kosovare u raportua se një polic i Kosovës dhe dy serbë janë plagosur me armë zjarri, por zyrtarisht nuk ka një informacion të tillë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se deri më tani nuk ka informacione zyrtare për plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policor, pas tensioneve në veri.

Në një komunikatë për media, policia ka bërë të ditur se pikat kufitare në Jarinje dhe Bernjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura për qarkullim.

“Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

INFORMACION ZYRTAR (nr.2)

Prishtinë, 31 korrik 2022

Referuar informacioneve zyrtare të deritanishme, vazhdojnë bllokimet e rrugëve në disa lokacione të ndryshme në Veri të Mitrovicës në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak, të cilat pika janë mbyllur për qarkullim.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për ndonjë plagosje të qytetarëve apo të ndonjë zyrtari policorë, andaj ftojmë dhe iu bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve që të mos bien pre e informacioneve-lajme të rreme, të cilat kanë tendencë destabilizimin e situatës dhe krijimin e panikut.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitet policore, në ofrim e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallime, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit