Situatë e tensionuar në Kosovë, mbyllen kufijtë me Serbinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 19:50

Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur kufiri për qarkullim për udhëtarë dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje. Në njoftimin e Policisë ftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim. Kujtojmë se serbët në veri kanë bllokuar disa rrugë disa orë para fillimit të masave të reciprocitetit me dokumente. KFOR-i ka dalë në terren për të vëzhguar situatën ndërsa në komunat në veri është ndezur një alarm që bën thirrje për mbledhje të qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

31 korrik 2022,

Policia e Kosovës ka mbyllur kufirin për qarkullim udhëtar dhe për automjete në pikë kalimet kufitare Bernjak dhe Jarinje, për shkak të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.

Njoftohen të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit