Policia zbulon 15 emigrant nga Siria në Veles

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.07.2022, 18:06

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Veles ka kapur 15 emigrantë-klandestinë, të gjithë nga Siria.

Emigrantët kanë qenë brenda një veture të tipit “Krajsler Pacifik” me targa të Velesit, që fillimisht ka tentuar të ik pas urdhrit të policisë për ndalim.

“Policët e Stacionit policor të Mihailovës në veturë kanë gjetur 15 emigrantë nga Siria. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe pas përfundimit të procedurës personat mërgimtarë do të transferohen në një qendër tranzite”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit