Gazetari italian mahnitet nga Asllani: Është i jashtëzakonshëm!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 31.07.2022, 16:08

Kristjan Asllani u transferua te Interi këtë merkato vere dhe po kalon një formë të shkëlqyer gjatë fazës përgatitore duke fituar simpatinë e specialistëve dhe analistëve italianë.

Së fundmi ka qenë gazetari Mario Sconcerti, që në një prononcim për “Corriere della Sera” nuk i ka kursyer elozhet për Asllanin.

Sipas tij, mesfushori shqiptar do të jetë më shumë se sa thjesht një zëvendësues i Brozoviçit, pasi do të jetë shumë e vështirë që të lihet në stol një lojtar i tillë si Asllani.

Ai tha:

Në botën e Interit, dy blerje shumë të rëndësishme ndoshta janë nënvlerësuar. Unë flas për Asllanin dhe Mkhitarian. Do të jetë e vështirë për ta mbajtur Asllanin në stol. Këtu fleksibiliteti duhet t’i përkasë trajnerit. Nuk mendoj se Inzagi do të heqë dorë ndonjëherë nga 3-5-2, por gjithnjë e më shumë skuadra në Europë po e lirojnë mbrojtësin e tretë për të blerë një njeri në mesfushë. Asllani është njëzet vjeç dhe mund të presë, por puna që ka tashmë është pothuajse e jashtëzakonshme, qartësia e ideve. Do jetë më shumë se një zëvendësues i Brozoviçit”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit