“Faleminderit Zot”/ U godit rëndë nga gomonia në Jalë, Agustini del jashtë rrezikut

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2022, 19:11

Vetëm pak ditë më parë një çmenduri e vërtetë dhe e padëgjuar askund në botën e qytetëruar, ndodhi në Jalë, ku një çift të fejuarish, 31-vjeçari Agustin Sefa dhe 25-vjeçarja Era Gj, u goditën nga një gomone gjatë kohës që po qëndronin në çadrën e tyre në punë të vet. Vjaza nuk pati dëmtime serioze por Agustini u desh të operohej dy herë për shkak të gjendjes së tij tepër të rëndë.

Por fatmirësisht një lajm i mirë vjen nga Agustini i cili duket se më në fund ka dalë nga rreziku. Ka qenë e fejuara e tij që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke falënderuar Zotin për mundësinë e dytë që u dha për të jetuar edhe një herë jetën e për të dashur përsëri njëri-tjetrin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit