Porosit pije freskuese në Sarandë, ngel pa fjalë kur sheh se kanaçja kushton 8 mijë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.07.2022, 18:52

Përditë jemi duke u “bombarduar” nga faturat që na dërgojnë pushuesit nga vendet e plazhit në bregdetin shqiptar. Duket se pavarësisht faktit që një numër i konsiderueshëm shqiptarësh po pushijnë në Turqi, Greqi apo Mal të Zi, çmimet në vendin tonë vazhdojnë të jenë jashtë çdo standarti.

Kështu dy të rinj që kanë shkuar të konsumojnë 2 kanaçe me pije freskuese në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë, kanë lënë “mend e kokës” kur kanë mësuar se çmimi i një kanaçeje ishte 8 mijë lekë të vjetra. Në total ata paguan plot 16 mijë lekë të vjetra për 2 kanaçe me pije freskuese. Të indinjuar nga çmimi i lartë ata dërguan edhe foton e kuponit pranë redaksisë sonë. Po ju si mendoni, a është i lartë ky çmim?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit