Policia zbulon parcela me kanabis në Dibër

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2022, 16:34

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka zbuluar parcela me kanabis në rajonin e Dibrës, respektivisht në afërsi të kufirit me Shqipërinë, në vendin e quajtur Orman në fshatin Sipas.

MPB njofton se vlera e kanabis sativës kap vlerën e gjysmë milion eurove.

“Në parcela u mbollën rreth 500 rrënjë, nga të cilat në tregun e zi do të shitej marihuanë me vlerë rreth gjysmë milioni euro, si dhe kamera me valë dhe një pompë për trajtimin e bimëve”.

“Sipas udhëzimit të prokurorit Publik, një pjesë e rrënjëve janë marrë dhe janë dorëzuar për ekspertizë, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar”, thonë nga MPB duke shtuar se pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit