Mbi 5000 raste aktive me koronavirus, nuk ka masa të reja

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2022, 12:32

Në vend momentaisht janë aktive mbi 5 mijë raste me covid-19 dhe vendi ndodhet në zonën e e verdhë, ndërsa Komisioni për Sëmundje Infektive tani për tani nuk rekomandon masa të reja, transmeton 360 shkallë.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali dje theksoi se, nëse shihet sipas përvojës së valëve të deritanishme të infektimit me covi – 19, tani ndohhemi para pikut të valës momentale.

“Ne shënojmë rritje të lehtë të përditshme të rasteve të reja në shtet, Shkupi ende është vatër, përkatësisht zonë e kuqe. Megjithatë, nga aspekti i ngarkesës së sistemit ende jemi në zonën e verdhë”, tha Sali.

Ai bëri thirrje që personat me sëmundje kronike të vaksinohen me dozën e katërt nëse veç më kanë marrë doz7ën e tretë, ndërsa personat që janë testuar në shtëpi me testet e shpejta kërkoi që të vetizolohen më së paku tri ditë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëmdetësisë, vetëm dje më shumë se gjysma e të testuarve kanë dalë pozitiv me covid – 19. Sipas statistikës së fundit të ditës së djeshme, ka 855 raste të reja me covid-19, nga gjithsej 1602 testimet e bëra.

Më shumë raste të reja ka në Shkup – 347, më pas në Manastir – 77, në Kumanovë ka 55 raste. Shkupi mbetet qyteti me më shumë raste aktive, ku nga 5169 sa janë momentalisht në gjithë shtetin, 2226 janë në Shkup.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit