Çfarë nënkupton skriningu dhe cilat faza duhet t’i kalojë RMV

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.07.2022, 12:12

Maqedonia e Veriut së shpejti duhet të fillojë “skriningun”, proces nëpër të cilin kalon çdo vend që aspiron integrimin në BE. Faza e parë e skriningut që fillon në shtator, e cila do të pasojë me zhvillimin e konferencës së dytë ndërqeveritare, pritet të zgjasë nga një e gjysmë deri në dy vite.

Çfarë nënkupton skriningu dhe cilat janë fazat e tij, Portalb.mk ka sjell informacione më të detajuara.

Diabeti zhduket përgjithmonë! Bëni këtë një herë para gjumit!

Miroslav Lajçak shpalos qëndrimin për Ballkanin e hapur – Gazeta Express Skriningu është rishikim analitik i përafrimit të legjislacionit të vendit kandidat me Acquis communautaire-in (legjislacionin) e BE-së dhe përfaqëson hapin fillestar në negociatat e anëtarësimit, në të cilin jepet vlerësimi i përafrimit të legjislacionit në çdo kapitull individual. Qëllimi i këtij procesi është të përcaktojë dallimet ekzistuese ndërmjet legjislacionit të BE-së dhe legjislacionit të vendit kandidat.

Në procesin e shqyrtimit, përfaqësuesit e Komisionit Evropian (KE), përkatësisht përfaqësuesit e drejtorive të përgjithshme kompetente, marrin pjesë në emër të BE-së, ndërsa anëtarët e grupeve të punës për përgatitjen e negociatave sipas kapitujve individualë të negociatave dhe përfaqësuesit e autoriteteve të administratës publike dhe organet marrin pjesë në emër të vendit kandidat, pra Maqedonisë.

Skriningu kryhet veçmas për çdo kapitull negocimi, por mund të kryhet për disa kapituj njëkohësisht. Kohëzgjatja e tij sipas kapitullit varet nga shtrirja dhe sasia e acquis-it në kapitullin e dhënë, dhe mund të zgjasë nga një deri në disa ditë, ndërsa e gjithë procedura e shqyrtimit zgjat përafërsisht një vit. Fazat bazë të skriningut analitik të legjislacionit janë:

Skriningu shpjegues Skrining dypalësh Raport skriningu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit