Në fundjavë pritet përkeqësimi i motit, temperaturat do të ulen për 3 deri në 5 gradë Celsius

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2022, 21:22

Moti nesër në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.

Në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje në pjesët veriore dhe lindore do të jetë mot i paqëndrueshme me reshje të dendura shiu dhe bubullima.

Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e një stuhie të shkurtër me erë të fortë dhe zbrazje elektrike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 32 deri në 38 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës dhe në mbrëmje do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa në pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Temperatura minimale do të jetë rreth 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, pasditen e së dielës do të jetë mot i paqëndrueshëm vende-vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë nga veriu, e cila do të bëjë që temperatura ditore të bjerë për 3 deri në 5 gradë Celsius, sidomos në pjesët veriore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit