Rikthimi i një legjende, Sir Alex Ferguson zbarkon te Manchester United

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.07.2022, 20:35

Duket e pabesueshme, por tifozët e Manchester United do kenë pjesë të klubit të tyre legjendën, Sir Alex Ferguson.

Ish-trajneri legjendar i “Djajve të Kuq” ka marrë një rol drejtuesi në bordin e klubit dhe do përdorë eksperiencën e tij në të gjitha aspektet e ekipit anglez.

Kjo gjë do t’i japë dhe një herë ndikim Fergusonit në “Old Trafford”, që nga koha që ai dha dorëheqjen si trajner, gati një dekadë më parë.

Sot, në moshën 80-vjeçare, edhe pse u rikuperua nga një hemorragji kërcënuese për jetën në tru në vitin 2018, legjenda skozece mund të luajë sërish një rol aktiv te klubi që i dha lavdinë në futbollin britanik, europian dhe botëror.

Padyshim që bashkimi i tij me United mund të ndikojë edhe që Ronaldo të vazhdojë në Manchester edhe sezonin tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit