Telenovela merr fund, Milani arrin akordin me De Ketelere

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.07.2022, 17:25

Makthi merr fund për tifozët e Milanit. Sharl De Ketelere do të jetë futbollisti më i ri i kuqezinjve. Pas akordit të arritur midis klubit kuqezi dhe Klub Bryzhit lojtari do zbarkojë në Milano.

Mediat italiane raportojnë këtë pasdite se akordi mes të dyja palëve mesa duket është arritur, me Bryzhin që do të përfitojë 32 milionë euro plus bonuset.

Klubi belg nuk ishte dakord për këtë transferim, pasi pëlqente ta dërgonte lojtarin në Angli te klubi i Leeds United, pasi anglezët ofronin më shumë, por ishte vetë dëshira e lojtarit që ka shtyrë Bryzhin të ndërrojë mendje dhe të pranojë ofertën e Milanit.

Siç raporton gazetari i njohur italian, Xhianluka Di Marcio, palët tashmë kanë nisur bisedimet për detajet e fundit të kontratës dhe 21-vjeçari pritet të prezantohet shumë shpejt te kuqezinjtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit