Rritet çmimi i ngrohjes qendrore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2022, 13:59

Çmimi i ngrohjes qendrore do të shtrenjtohet për 14.18%. Ky çmim do të vlej prej 1 gusht, njofton kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

“Arsyeja e vetme e rritjes së çmimit është rritja drastike e çmimit të gazit natyror, i cili është 10 herë më i lartë se çmimi që kemi pasur vitin e kaluar, tha Bislimovski.

Ai tha se edhe në Evropë është zvogëluar rrjedhja e gazit natyror, Maqedonia nuk ka se si ta prodhojë atë veçse ta importojë plotësisht.

“Për një llogari mesatare prej 1.800 ditësh do të thotë se do të rritet për 250 denarë. Që nga fillimi i vitit çmimi i ngrohjes është rritur për 28.18 për qind dhe po të mos ishin subvencionet e qeverisë prej 23 për qind, rritja aktuale e ngrohjes do të ishte 51 për qind, shton Bislimovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit