Moti i ligë përfshin Ohrin, po riparohen dëmet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.07.2022, 10:17

Ekipet e NP “Komunalja e Ohrit” kanë intervenuar mbrëmë në rrugë, pas stuhisë së madhe që goditi dje Ohrin.

Nga aty njoftojnë se ka pasur dëme të mëdha, me ç’rast është shkëputur konstruksioni i çatisë nga një objekt banimi, si dhe ka rënë një billbord në qendër të qytetit.

Era e fortë, e shoqëruar me shi dhe breshër ka shkulur pemët, theu degë dhe këputi kabllot e operatorëve të telefonave dhe televizioneve në qytet.

Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov njofton se kanë dal në terren së bashku me shërbimet kompetente.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit