Ekuadori: Mafia shqiptare më e rrezikshmja, lufton deri në vdekje për kokainë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.07.2022, 09:41

“Ekuadori është shndërruar në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë.”, shkruajnë mediat spanjolle, ndërsa janë ndalur edhe tek aktiviteti kriminal i bandave shqiptare.

Ekuadori dallohet për dominimin e tre bandave me aktivitet ndërkombëtar të cilat bashkëpunojnë me grupet lokale, duke shtuar se i kanë shtrirë tenatakulat nga Ekuadori deri në vendet Perëndimore.

E para, është Sinaloa Cartel e instaluar në Ekuador që nga viti 2009 dhe aleat i ngushtë me Los Choneros.

Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco ështhë i vendosur në territorin ekuadorian që nga viti 2020, i cili rekrutoi exchoneros; Los Lobos dhe Los Tiguerones .

Tjetra e cila shihet edhe më e rrezikshmja është mafia shqiptare që theksohet se filloi aktivitetin e saj kriminal në vend në vitin 2014 dhe u lidh me bandën R7.

Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit