Rafael Leao nuk pranon rinovimin me Milanin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.07.2022, 09:15

Te Milani ka një çështje të hapur dhe është ajo e rinovimit të Rafael Leaos. Kontrata e portugezit me Milanin do të skadojë më 30 qershor 2024 dhe aktualisht te klubi kuqezi po punohet për rinovimin e marrëveshjes së re mes palëve.

Edhe pse negociatat mbeten në malore, Milani shpreson. Jorge Mendes, menaxher i talentit nuk ka pranuar ofertën prej 5.5 milionë eurosh neto në sezon të paraqitur nga Milani për klientin e tij.

Shumë pak, sidomos krahasuar me 1.5 që ka marrë aktualisht. Megjithatë, do tentojë gjithçka për ta mbajtur Leaon kuqezi. Humbja e Leaos falas pas dy vitesh do të ishte e papranueshme për Milanin veçanërisht pas rasteve në lidhje me Xhanluixhi Donarumën dhe Frenk Kesin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit