Ronaldo pranon uljen e rrogës vetëm për t’u larguar nga United

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 29.07.2022, 08:37

Kristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë në “Old Trafford”, por ai dëshiron të largohet pas vetëm 12 muajsh në Manchester, sepse mendon se klubi nuk është një pozicion për të luftuar për trofe dhe këtë vit dhe ai nuk do të mund të luante për herë të parë në karrierë në Champions.

Për të do të ishte hera e parë që do të luante në Ligën e Europës dhe portugezi nuk e dëshiron këtë gjë, ndaj ka kërkuar hapur largimin. Për t’u larguar ai është gati të ulë edhe rrogën e tij aktuale që në Manchester, e cila nis pa bonuset është 360 mijë paund në javë.

Menaxheri Zhorzh Mendesh ia ka ofruar pesë herë fituesin e “Topit të Artë” klubeve si Çelsi, Barcelona, Bajerni i Mynihut dhe PSG-ja, por të gjitha e kanë refuzuar. Mbetet të shihet ku do jetë e ardhmja e 37-vjeçarit...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit