Trajneri dhe drejtori i ekipit të Serisë A zihen me grushte në mes të rrugës

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.07.2022, 21:02

Një ngjarje totalisht e pazakontë ka ndodhur sot në Itali dhe protagonisë ka dy zyrtarët e klubit të Torinos, trajnerin Juric dhe drejtorin e ekipit, Davide Vagnati.

Pamjet e një videoje amatore të publikuar në rrjet, tregojnë një zënkë të shëmtuar mes tyre në mes të rrugës.

Në videon në fjalë, shihen të dy teksa nisin fillimisht një zënkë verbale ndërsa Vagnanti më pas nuk përmbahet duke shtyrë teknikun e torinezëve.

Për të evituar përplasjen fizike u desh ndërhyrja e menaxherit të skuadrës, Marko Pelegri.

Ky i fundit mban larg njëri-tjetrit të dy protagonistët e sherrit, por ndërkohë vërshonin sharjet lumë dhe fyerjet pa fund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit