‘Çmenden’ tifozët e Fenerbahçes, brohërasin në stadium emrin e Vladimir Putin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 28.07.2022, 08:16

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ndeshjen e Champions League dhe protagonistë janë tifozët turq të skuadrës së Fenerbahces.

Këta të fundit kanë humbur toruan, teksa ekipi i tyre u eliminua nga ukrainasit e Dinamos së Kievit, në raundin e dytë të këtij kompeticioni, pas humbjes 1-2.

Ultrasit turq, të tërbuar nga humbja, fillojnë të bëjnë gjeste jo të hijshme, duke e thirrur emrin e Vladimir Putinit gjatë përballjes me skuadrën ukrainase.

I shokuar nga ky gjest i shëmtuar i tifozëve të Fenerbahçes, trajneri i skuadrës ukrainase, Mirçea Luçescku nuk doli fare në konferencë për media pas ndeshjes.

Ky vendim erdhi për shkak të pritjes së turpshme të rezervuar për skuadrën e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit