Dritan Agolli nuk ndalet nga bëmat, i jep 3.5 miliardë Faik Currit për shëtitoren e plazhit të Durrësit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.07.2022, 22:24

Në vend që të ishte duke u hetuar apo në rastin më të mirë në burg për tenderin e shumëpërfolur të cilit ia dha kuzhinierit Alfio të punësuar në restorantit e tij, Dritan Agolli vazhdon i qetë me bëmat e tij të tenderave. Në rastin konkret rezulton se zotëria në fjalë i ka dhënë plot 3.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH Faik Currit të firmës CURRI. Ky tender ka të bëjë me ndërtimin e një shëtitoreje përgjatë plazhit në Durrës, duke filluar nga Ura e Dajlanit e deri te Kavalishenca.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-34703-06-28-2022 dhe me objekt “Transformimi urban në hapësira publike kryesore (rajoni 1 dhe 2), ndërtimi i shëtitores së plazhit nga ura e dajlanit deri në godinën e kavalishencës”. Fondi limit i kësaj procedure është 416,606,400 lekë të reja pa TVSH ose gati 5 miliardë lekë të vjetra. Në fakt nëse studiojmë dokumentacionin e tenderit shikohet se Dritan Agolli e ka shpallur fitues Faik Currin në një mënyrë të dyshimtë.

Themi kështu pasi rezulton se të paktën 3 kompani kanë ofruar vlera më të ulëta se fituesi. Madje nëse bëjmë një llogari të thjeshtë rezulton se firma që ka dhënë ofertën më të ulët ka një diferencë prej rreth 500 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Natyrisht kuptohet qartë se 500 milionë lekë nuk janë një fjalë goje dhe diku kanë përfunduar. Shanset janë të shumta që një pjesë e mirë të ketë përfunduar në xhepat gjigandë të Tan Agollit. Ky i fundit në vend të jetë në burg për skandalet me tenderat, vazhdon ndërkohë të japë tendera të tjerë po aq të dyshimtë si ky i sotmi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit