Luis Suarez i surprizon të gjithë, rikthehet te ekipi ku u bë futbollist

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.07.2022, 16:03

Luis Suarez e ka mbyllur me futbollin europian dhe është rikthyer në vendlindje, teksa do firmosë me ish-skuadrën e tij ku u formua si futbollist, Nacional Montevideo.

Uruguaiani nuk ka mundur t’i thotë ‘jo’ ftesës së mijëra tifozvë të skuadrës që i kërkonin sulmuesit kthimin në shtëpi.

Nëpërmjet një videoje që ka publikuar në rrjetet sociale, ai ka konfirmuar se është shumë pranë akordit për t’u kthyer në shtëpi, në kampionatin të cilin e la në vitin 2006 për të tentuar suksesin në Europë.

“Ngrohtësia që kemi marrë unë dhe familja ime, na ka prekur në zemër, ndaj për këtë arsye ishte e pamundur që t’i thoshim ‘jo’ kësaj mundësie. Shpresoj që detajet të sistemohen shpejt për të arritur akordin përfundimtar”, tha sulmuesi 35-vjeçar.

Suarez kërkonte një ekip në Europë, në mënyrë që të shkonte në formë sa më të mirë në Botërorin e fundvitit në Katar. Por pas ftesës së Nacional të Montevideos, ai vendosi që kthimi në vendlindje të ishte etapa e radhës dhe ndoshta e fundit e karrierës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit