Hazard: VAR nuk më pëlqen, dua të hiqet

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.07.2022, 15:24

Eden Hazard nuk është dakord me teknologjinë në futboll dhe ka thënë se do ta hiqte plotësisht nga futbolli VAR-in nëse do të mundej.

Lojtari i Real Madridit foli për ndikimet negative që ka pasur VAR në këtë lojë që nga prezantimi i tij.

Belgu gjithashtu deklaroi se gjyqtarët bëjnë gabime si pjesë e lojës.

Hazard tha:

Ku e dini që nuk më pëlqen shumë ky VAR. Nuk më pëlqen, dua ta heq. Sepse është pjesë e futbollit që gjyqtarët të bëjnë gabime. Njerëzit e kanë fajin, ata thjesht ankohen gjatë gjithë kohës, prandaj e bënë këtë VAR."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit