Baloteli lë Turqinë, gati firma në një tjetër kampionat

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 27.07.2022, 08:11

Mario Baloteli do largohet nga Turqia dhe është shumë pranë firmës me skuadrën e Sionit në kampionatin zvicerian të futbollit.

Diskutimet mes klubit të Sion dhe Adana Demirspor vazhdojnë prej disa ditësh dhe marrëveshja nuk është e lehtë për t’u realizuar.

Por por sipas “Blick”, vetë Baloteli është i interesuar për këtë transferim ndaj palët po intensifikojnë bisedimet.

Sulmuesit i intereson ky transferim në Zvicër për faktin e thjeshtë se aty jeton edhe ish e dashura e tij, Klelia, me të cilën ai ka një djalë që Mario do donte ta kishe afër.

Sioni këtë vit synon të ndërtojë një ekip që mund të pretendojë për një vend në zonën e Europës dhe një sulmues me eksperiencë si Baloteli do i ndihmonte së tepërmi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit