Ronaldo rikthehet te United, por “arratiset” nga dera e pasme

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.07.2022, 21:52

Pas disa ditësh mungesë, Cristiano Ronaldo është bashkuar sot me Manchester United. Portugzi u shfaq sot në grumbullimin e klubit, i shoqëruar në makinë edhe nga menaxheri i tij, Zhorge Mendez.

Të dy kanë zhvilluar një takim me drejtues të klubit, në të cilin Ronaldo ka treguar këndvështrimin e tij dhe në klub kanë insistuar se ai do të respektojë kontratën që ka me “djajtë e kuq”.

Më pas, portugezi raportohet se ka marr pjesë rregullisht në analizën e fazës përgatitore që ka bërë trajneri Ten Hag, para se të largohej përsëri nga ambientet e qendrës stërvitore,

Nëse lojtarët dhe stafi janë larguar si zakonisht nga dera para, Ronaldo është fotografuar teksa largohej me makinën e tij nga një derë dytësore në klub, për të shmangur mediat e shumta të pranishme për të filmuar portugezin

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit