Ditën e sotme publikuam një video ku një person i ashtuquajtur “pronar” i një plazhi në Golem kërcëntonte hapur me fjalë banale një pushues që kishte vendosur çadrën dhe një karrige buzë detit. Të shumta kanë qenë komentet e qytetarëve në lidhje me këtë ngjarje të cilët mbështesnin qytetarin dhe faktin se deti dhe plazhi nuk kanë pronar. Por përveç tyre, ka ardhur edhe një mesazh pranë redaksisë sonë nga një person që vetëquhet “pronar” plazhi nga Vlora.
Ai shprehet ndër të tjera se “pabuksi ta vendosë çadrën në hapësirat që i ka vendosur shteti por jo në mes të një biznesi”, duke iu referuar rastit të Golemit. Për zotërinë në fjalë pushuesi që nuk merr dhe paguan shezllong por vendos çadrën e tij buzë detit, është “pabuks”. Në fakt ligji e përcakton fare qartë se hapësira përpara brezit të parë të çadrave të një stacioni plazhi, duhet të jetë e lirë për t'u shfrytëzuar nga publiku. Pra askush nuk mund t’i ndalojë pushuesit të qëndrojnë përpara stacionit të plazhit. Megjithatë duket se kjo nuk dihet ende nga të ashtuquajturit “pronarë” plazhi.
Në vijim mesazhi i ardhur nga “pronari” vlonjat: