Tronditet Juventusi, Pogba dëmtohet dhe do qëndrojë gjatë larg fushave

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.07.2022, 14:36

Juventusi u trondit ditën e djeshme nga një dëmtim i Pol Pogba në stërvitje. Francezi ka dëmtuar meniskun dhe i është nënshtruar kontrolleve më të hollësishme radiologjike të cilat kanë evidentuar një dëmtim të meniskut të jashtëm.

Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulence ortopedike të specializuar. Si rrjedhojë nuk do të marrë pjesë në udhëtimin e ekipit bardhezi në Dallas, në mënyrë që të vazhdojë të kurohet.

Mediat italiane shkruajnë se ky dëmtim do të lërë Pogba për disa javë larg fushave të lojës dhe si rrjedhojë, ai rrezikon të humbasë startin e kampionatit, duke filluar nga ndeshja e parë e Juventusit kundër Sasuolos në Torino më 15 gusht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit