Shumë nxehtë për të nisur më 13 gusht, ekipet e Serisë A duan shtyrjen e kampionatit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.07.2022, 09:19

Seria A është caktuar që të nisë më 13 gusht dhe kjo ka sjellë shumë polemika, me klubet italiane që janë kundër.

Ata pretendojnë se në atë periudhë tenperaturat do të jenë shumë të larta dhe sigurisht që lojtarët nuk do të mund të japin më të mirën e tyre, pa harruar këtu edhe rreziqet për shëndetin.

Por presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht, pavarësisht kërcënimeve me bojkot nga Liga e Futbollit.

Ai tha:

Në vite te tjera e kemi filluar me 20 gusht, në fund të fundit bëhet fjalë për vetëm 1 javë më herët. Mua më kujtohet që në 1994, në SHBA zhvilluam finalen e Botërorit ndaj Brazilit më 17 korrik në Pasadena. Temperatura ishte 50 gradë dhe u luajt rregullisht. Futbolli është futboll. Atletët janë atletë dhe si rrjedhojë janë të përgatitur për të përballuar kushtet më ekstreme. Nuk mund të ketë diskutime në këtë aspekt. Nuk e vendosëm ne kur të fillonte dhe kur të mbaronte kampionati. Ka disa afate dhe duhen respektuar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit