E mbytur në borxhe, por Barcelona bën super goditjen e radhës në merkato

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 26.07.2022, 08:31

Barcelona nuk po di të ndalet së shpenzuari shifra të çmendura në merkato, pavarësisht se klubi është i zhytur në borxhe.

Pasi siguroi firmën e Levandovskit dhe Rafinjas për një total që i afrohet 100 milionë eurove, Barcelona është gati të blejë për 60 milionë euro atë i cili pritet të jetë mbrojtësi i të ardhmes për shumë vite për katalanasit.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se negociatat mes Sevillass dhe Barcelonës për francezin Zhyl Kunde, kanë avancuar dhe tani palët janë shumë pranë arritjes së një akordi.

Kunde ishte në bisedime me Çelsin dhe dukej se do të shkonte në Londër, por mungesa tratativa u frenua dhe Kunde ktheu sytë nga Barcelona.

Raportohet se katalanasit janë gati të paguajnë 50 milionë euro për kartonin e tij plus 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit