Asnjë nuk e do më Cristiano Ronaldon!

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.07.2022, 21:03

Cristiano Ronaldon nuk e do askush. Pesë herë fituesin e "Topit të Artë" nuk e dëshiron asnjë skuadër në gjirin e vet. Portugezi i kishte komunikuar Unitedit divorcin dhe po kërkonte ekip të ri, por duke parë situatën, ai është rikthyer edhe njëherë te "djajtë e kuq".

37-vjeçari ka udhëtuar drejt Manchesterit sot për t’u paraqitur në stërvitje me ekipin e tij. “The Athletic” bën të ditur se Ronaldo vazhdon të jetë i idesë për t’u larguar nga Manchesteri, me qëllim që të shkojë në një klub ku mund të luajë në Ligën e Kampioneve.

Por thuajse çdo skuadër që është përfolur si destinacioni i tij i mundshëm, është tërhequr dhe duket se ai nuk ka më opsione për të zgjedhur. Nga ana tjetër, Mançester Junajtid nuk do ta lërë të largohet por kërkon që të respektojë kontratën, pasi Ten Hag e sheh si pjesë të planeve të tij për këtë edicion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit