Trajneri i Bayernit “flirton” me Kane, tërbohet Antonio Conte

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.07.2022, 14:26

Trajneri i Bayernit, Julian Nagelsman ka folur për të ardhmen dhe merkaton. Bayerni do të kërkojë të zëvendësojë një sulmues me peshën e golave të Robert Levandovskit pas largimit të polakut drejt Barcelonës.

Nuk është më një sekret që emri që kanë identifikuar drejtuesit e Bajernit është ai i kapitenit të Anglisë, Herry Kane. Dhe interesin për sulmuesin e Totenhemit e konfirmoi edhe vetë trajneri i kampionëve të Gjermanisë.

Ai tha:

Unë kam mendimin se ai mund të shënojë 40 gola një ditë. Por do të isha i lumtur me 10 gola në sezonin e tij të parë në Bundesligë. Ai është i ri, i talentuar. Mund të luajë në disa pozicione: sulmues qendre, në krahë dhe në thellësi në rolin e numrit 10. Ai është shumë i shpejtë dhe i fortë fizikisht. Mund ta kontrollojë topin mirë me shpinë nga porta. Ai është shumë i shtrenjtë, ky është problemi, por është një futbollist i shkëlqyer. Do të jetë e vështirë për Bajernin, por të shohim në të ardhmen”.

Për fjalët e trajnerit të Bayernit ka reaguar trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, i cili e ka quajtur mungesë respekti.

Conte tha:

Sinqerisht nuk e kam dëgjuar këtë. Unë jam një trajner që nuk flet për lojtarët e klubeve të tjera. Nuk e di përse. Situata me Totenhemin është shumë e qartë. Plani është shumë i qartë me klubin. Kane është pjesë e projektit dhe një lojtar i rëndësishëm në planet tona. Në të njëjtën kohë, mua nuk më pëlqen që të flas për lojtarë të klubeve të tjera. Nëse unë dua diçka, do të shkoj dhe flas me klubin dhe jo me mediat. Ndoshta është pak mungesë respekti për klubin tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit