Tifozët e Atletikos dalin kundër transferimit të Ronaldos te skuadra e tyre

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.07.2022, 08:46

Cristiano Ronaldo ka si opsion transferimin te Atletico Madridi, por që ende nuk ka asgjë konkrete deri në këto momente. Megjithatë, dyert e ekipit spanjoll duket se nuk janë të hapura për portugezin.

Tifozët e klubit spanjoll janë shprehur kundër transferimit në “Wanda Metropolitano”, për shkak se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është një ikonë e rivalëve të tyre, Real Madridit.

Duke përdorur hashtagun ‘ContraCR7’ [KundërCR7] në rrjetin social “Twitter”, shumë “Colchoneros” e kanë bërë të qartë se nuk do ta pranonin transferimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit