Juventusi ka zgjeruar stafin teknik. Së fundmi, te bardhezinjtë ka mbërritur, ish-arbitri anësor Luka Maxhani, i cili do jetë pjesë e stafit të Masimiliano Alegrit.
Këtë lajm e ka bërë vetë me dije klubi i Juventusit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen ish-arbitrit italian.
54-vjeçari, Maxhani ka qenë një arbitër anësor i FIFA-s, teksa së fundmi ka mbuluar edhe rolin e drejtuesit te klubi i Spezias.
Eksperienca e tij ka bindur pronarët e Juventusit t'i ofrojnë një punë në klubin e tyre.