Mbrojtësi i Barcelonës, Zherard Pike po kalon një moment të vështirë pas ndarjes me partneren e tij, Shakirën. Spanjolli nuk ka mbështetjen e tifozëve dhe u fishkëllye në ‘El Clasico-n’ e ditës së djeshme që u luajt në Las Vegas si pjesë e miqësorëve të këtij parasezoni.
Mbrojtësi dëgjoi brohoritjet “Shakira, Shakira” sa herë që prekte topin nga të dyja tifozeritë. Barcelona mposhti ‘galatikët’ 1-0 në një ndeshje ku tifozët u bënë bashkë kundër Pikesë.
Lojtari u fut në fushën e blertë në pjesën e dytë dhe sapo bëri kontaktin e parë me topin, turma nisi të bërtasë.
Shumë brohoritën emrin e Shakirës teksa futbollistit nuk i mbeti zgjidhje tjetër veçse t’i injoronte dhe të përqëndrohej në lojë.