Skenë si e Europianit, shmanget tragjedia në ndeshjen e Conference League

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.07.2022, 15:31

Teksa të gjithë e kanë të freskët tmerrin në Europianin e vitit 2021, ku Kristian Eriksen për pak sa nuk humbi jetën në fushën e lojës, një tjetër situatë e ngjashme ka ndodhur në sfidën e Conference League.

Në sfidën mes skuadrës hungareze të Fehrevarit dhe azerëve të Gabalës, e përfunduar me rezultatin 4-1 për ekipin vendas, e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Konferencës, u shmang tragjedia e radhës.

Gjatë një dyluftimi për topin me kundërshtarin, futbollisti i azerëve, Qyrtymov ka mbetur i dëmtuar dhe pak çaste më pas ka humbur vetëdijen duke iu futur dhe gjuha brenda.

Kapiteni i skuadrës, Asif Mamadov i gjendur aty menjëherë reagoi duke u munduar ta shpëtojë shokun e tij të skuadrës që ta tërhiqte gjuhen për ta çuar në vendin e tij. Gjithçka shkoi mirë kur më pas erdhi dhe ndihma e parë e mjekëve.

Pamjet:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit