Shkëlqen goditja e merkatos, Barcelona fiton “El Clasicon” ndaj Realit

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 24.07.2022, 09:09

Barcelona ka fituar "El Clasicon" e parë sezonale.

Miqësorja e luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes Realit dhe Barcelonës, në prag të startit të sezonit të ri futbollistik 2022/2023, u mbyll me fitoren 1-0 të katalanasve.

Ky takim mori vëmendjen e të gjithëve. Katalanasit triumfuan falë një “perle” nga distanca e blerjes së madhe të verës, Rafinja ku në minutën e 27′ dërgoi topin në trekëndësh.

Gjithashtu edhe Robert Levandovski ishte titullar në këtë takim për Barcelonën.

Skuadra e Ksavit ka ende tre miqësore për të zhvilluar, ndaj Juventusit, Nju Jork Red Bull dhe Pumasit.

Ndërsa ekipi i Karlo Ançelotit, ka edhe dy miqësore për të luajtur, atë ndaj Club Amerikës dhe Juventusit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit