Në vend të çojë kriminelët para drejtësisë, Ulsi Manja blen 140 milionë lekë kondicionerë për t’u freskuar nga vapa

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.07.2022, 20:48

Natyrisht temperaturat e javëve të fundit kanë qenë tepër të larta e shpesh të padurueshme. Por sikur të mos mjaftonte kjo, nxehtësinë e kanë shtuar akoma më tej atentatet e vrasjet e kohëve të fundit që duket se askush nuk po merr masa t’i frenojë. E në fakt duket se drejtësia e ka mendjen gjetkë dhe aspak për t’i dërguar kriminelët para drejtësisë. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja duket se ka halle të tjera në kokë këto ditë të nxheta, pasi rezulton se ka harxhuar plot 140 milionë lekë nga paratë e popullit për të freskuar të pasmet në mjediset e ministrisë që drejton.

Pra panorama është e qartë, populli paguan taksa që Ministri i Drejtësisë të harxhojë paratë e tyre jo për t’i mbrojuar apo për të vënë drejtësinë në vend, por për t’u freskuar me kondicionerë në këto ditë të nxehta. Kështu bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-32851-06-14-2022 dhe me objekt “Furnizim, vendosje çilleri për godinën e Aparatit të Ministrisë së Drejtësisë”. Fondi limit i tij është 12,020,032 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke studiuar dokumentacionin përkatës vihet re ndërkohë se oferta fituese nuk është shpallur ajo me çmimin më të ulët. Kështu fituese është shpallur firma GSM KLIMAIRE në pronësi të shtetasit Genci Muçaj për vlerën 11,500,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 140 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por një tjetër firmë ka ofruar rreth 6 milionë lekë të vjetra më pak, që në një tender kondicionerësh nuk është vlerë e vogël. Dyshimet për tenderin i shton edhe fakti se një firmë tjetër pjesëmarrëse në garë ka ofruar vlerë zero, pra pa ofertë. Së fundmi vlera fituese rezulton të jetë thuajse identike me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 95.67% e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit