Çuçi fut në Illyrian Guard ish-shefin “zar” të Shullazit/ Banda e Durrësit takohej në palestrën e burgut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.07.2022, 22:03

Drejtësia e re është koncepti i Rilindjes për të ricikluar persona me të shkuar kriminale dhe është kthyer në një standard tashmë. Në strukturat shtetërore të qeverisë janë të punësuar persona që i kanë bërë fresk bandave kriminale.

Disa prej këtyre personave gjenden në poste të larta drejtuese e disa të tjerë në hallkat e mesme të hierarkisë së institucioneve.

Një FACT-CHECK i JOQ Albania, falë një denoncimi ekskluziv të mbërritur në redaksi, ka provuar se “zarat” e bandave kriminale paguhen me taksat tona. I tillë është rasti i ish-drejtorit të burgut 302, Maksim Hamiti, i cili rezulton i punësuar në Policinë e Shtetit të Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Bledi Çuçi, Illyrian Guard.

Ish-drejtori i IEVP ‘Jordan Misja’ Hamiti është kallëzuar penalisht edhe nga ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili për shpërdorim detyre për shkak se i kishte mundësuar Emiliano Shullazit “salltanete”.

Ky person i kishte mundësuar privilegje Emiliano Shullazit duke organizuar takime në palestrën personale të tij me anëtarë të bandës së Durrësit apo me miq të tyre.

Po ashtu një tjetër denoncim i bërë publik rrëfen se Hamiti në vitin 2002 ka qenë nën/kolonel dhe komandant i repartit ushtarak 1070. Me datë 24 dhjetor 2002 në repart janë vjedhur 9 pistoleta dhe në burgun e policisë ushtarake kanë përfunduar mbi 70 ushtarë, oficerë e punonjës të repartit dhe rezultoi sr Hamiti ishte personi që kishte “dorë” në vjedhje.

E thënë thjesht, ministri i Brendshëm paguan me taksat tona ish-shefin e policisë që është në shërbim të bandave dhe i kishte vënë në shërbimin e tij palestrën e burgut Shullazit, një ambient shtetëror të cilin kreu i bandës së Durrësit e kishte kthyer në sallë takimesh ndërkohë që ishte i burgosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit