“Nuk kishim nevojë”, Marota tregon pse dështoi Interi me Dybalën dhe Bremer

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.07.2022, 18:36

Drejtori i Interit, Bepe Marota ka dhënë mendimin e tij lidhur me dy transferimet e dështuara të zikaltërve, Paulo Dybala dhe Gleison Bremer.

I pari firmosi me Romën, ndërsa i dyti me Juventusin.

Rastin e Dyablës, Marota e ka cilësuar si një humbje shumë të madhe pasi në sulm Interi është i kompletuar.

Sakaq, për Bremerin tha se Juventusi ofroi më shumë, ndaj dhe ia doli të arrinte akordin.

Bepe tha:

U fol shumë për Dibalën, ai është një lojtar serioz dhe një profesionist i vërtetë, port e Interi ne kemi një repart të avancuar me shumë vlera. Nuk kishte hapësira për të, jo sepse ai nuk është i zoti, por thjesht ne nuk kishim nevojë. Roma është vendi i duhur për të, një skuadër ku mund të ndihet lider. Për Bremer, Ausilio punonte prej muajsh. Kishim një tratativë të avancuar, por Juventusi erdhi me një ofertë më të mirë dhe kështu funksionon në futboll, presidentët e klubeve bëjnë krahasimet mes ofertave që vijnë dhe ashtu vendosen transferimet."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit