Në krye të detyrës, vdes Komisari në Policinë e Tiranës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.07.2022, 18:10

Një efektiv policie ka ndërruar jetë teksa ka qenë në detyrë ditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë, Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Mesazhi i policisë së shtetit:

Sot u nda para kohe nga jeta, në krye të detyrës, për shkak të një arresti kardiak, kolegu ynë i vyer Komisar Edi Veli, shef i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Edi ishte oficer karriere i Policisë së Qarkullimit Rrugor, i cili ka dhënë ndër vite kontributin dhe përkushtimin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës.

Sot, familja humbi njeriun e zemrës, shoqëria mikun hokatar dhe çdo punonjës i Policisë, kolegun dhe profesionistin e respektuar.

Policia e Shtetit i shpreh ngushullimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.

U prehsh në paqe Edi!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit