Benzema pritet të mungojë në “El Clasico”

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.07.2022, 15:48

Karim Benzema pritet të mungojë në “El Clasicon” e parë ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës.

Kështu të paktën konfirmon AS, e cila thekson se francezi vuan nga një dëmtim i lehtë dhe nuk do të rrezikojë.

Ndeshja do të luhet në kuadër të turneut miqësor parasezonal, ndaj nuk pritet të ketë ndonjë rëndësi të madhe edhe nga ana e opinionit sportiv.

Në këtë ndeshje, Ancelotti pritet të luajë me një formacion ndryshe nga ai i zakonshmi, teksa nuk do ketë një sulmues të mirfilltë në dispozicion.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit