Nunez mahnit tifozët e Liverpoolit, shënon “poker”

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 22.07.2022, 08:39

Liverpooli po vijon përgatitjet për sezonin e ri të Premier Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka triumfuar në miqësoren e ditës së djeshmeku është ndeshur me skuadrën gjermane Lajpcig të cilën e ka mposhtur me rezultatin 0-5.

Protagonisti absolut i sfidës ka qenë sulmuesi Daruin Nunez i cili ka shënuar 4 gola duke u kundërpërgjigjur ndaj kritikave pas humbjes në miqësoren ndaj United ku sulmuesi u pa plotësisht jashtë forme.

Liverpooli regjistron kështu një tjetër sukses ku merr dhe sinjale pozitive për të ardhmen nga blerja e tyre 100 milionshe në këtë merkato.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit