Roma nuk njeh limite, tenton edhe Mauro Ikardin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.07.2022, 22:09

Roma duket një nga ekipet më aktive në këtë merkato vere. Verdhekuqtë transferuan Paulo Dybalën, por surprizat nuk kanë mbaruar.

Klubi kryeqytetas është vënë në ndjekje të ish-sulmuesit të Interit, Mauro Ikardit.

Sipas “Tuttomercato.web”, ka pasur kontakte mes Romës dhe PSG-së për mundësitë e finalizimit të këtij transferimi, me francezët që e kanë nxjerrë prej kohësh Ikardin në merkato.

Italianët po tentojnë marrëveshjen me anë të një formule huazimi, por për momentin PSG nuk nuk është dakord për shkak të dëshirës për shitjen përfundimtare të lojtarit.

Në këto kushte, Roma do bëjë ofertën e saj dhe mbetet të shihet a do finalizohet si operacion...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit