Një tjetër denoncim nga zonat e plazhit ka mbërritur pasditen e sotme pranë redaksisë së Joq Albania. Kësaj rradhe rasti ka ndodhur në plazhin e Spillesë, ku një qytetar është mashtruar sy ndër sy nga kamarieri i një restoranti. Pushuesi ka porositur dy pjata patate, çmimi i të cilave ishte afishuar në menu si 200 lekë të reja pjata.
Por kur i ka sjellë faturën, pushuesi ka paguar 600 lekë në vend të 400 lekëve të reja për dy pjata patate që kishte porositur. Kjo pasi në faturë çmimi ishte faturuar 300 lekë për pjatë dhe jo 200 lekë saç ishte shkruar në tabelën e afishuar të çmimeve.
Pushuesi shprehet se e pyeti kamarierin në lidhje me këtë mospërputhje mes çmimit të afishuar dhe atij në faturë, dhe kamarieri raportohet se i është përgjigjur që çmimi i afishuar në tabelë ishte gabim. Por pushuesi shprehet se edhe pasi ai u largua, çmimi i afishuar në tabelë nuk u korrigjua nga kamarieri por qëndroi po njëlloj. Ky është një tjetër rast i cili i mërzit pushuesit të cilët vijnë të shpenzojnë paratë e tyre në plazhet tona, duke u menduar mirë nëse ia vlen të pushojnë më mirë në Shqipëri apo në vendet fqinje.
Në vijim denoncimi i qytetarit: