Afruan Dybalën, Romës i ndryshon koefiçenti për fitimin trofeut

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.07.2022, 20:38

Ardhja e Dybalës në Romë ishte padyshim goditja më e madhe e kësaj merkato vere në Itali.

Ky transferim ka vënë në lëvizje edhe sektorin e basteve. Analistët janë të bindur se ardhja e argjentinasit do i shtojë shanset Romës për të fituar trofe.

Një trofe i fituar deri në vitin 2025 vlerësohet me koeficient 3.50. Më pas shanset për golin e sulmuesit që zhbllokon ndeshjen kundër Juventusit, vlen 7.50 herë më shumë sesa shuma e luajtur.

Bastet përfshijnë edhe zhbllokimin e rezultatit në derbin kundër Lacios që ka një koeficient prej 5.50.

Sidoqoftë, rasti i duhur për të festuar mund të vijë në javën e parë të kampionatit ndaj Salernitanës. Një tripletë e Dibalës në atë takim vlerësohet me koeficient 15.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit