Ronaldo drejt rikthimit në Itali, gati firma me Napolin

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 21.07.2022, 15:43

Kristiano Ronaldo do largohet nga Manchester United. Portugezi është pranë një aventure të re në Itali, ku për të do ishte një rikthim.

“SportMediaset” shkruan se Napoli është skuadra që mund të rikthejë sërish në Serinë A, 5 herë fituesin e “Topit të Artë".

Viktor Ozimhen po kërkohet me ngulm nga Bayerni dhe në rast largimi të nigerianit, napoletanët do të hidhen në sulm për Ronaldon për të bërë goditjen e bujshme në merkato.

37-vjeçari nuk ndihet i lumtur në Mançester dhe e ka shprehur prej kohësh që dëshiron të ndërrojë ambjent.

Në sezonin e kaluar me fanellën e “Djajve të Kuq”, Kristiano Ronaldo u aktivizua gjithsej në Premier Ligë në 30 ndeshje, ku arriti të shënonte 18 gola dhe të dhuronte gjithashtu 3 asiste për shokët e skuadrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit